Presidenti Joe Biden këtë të mërkurë ka emëruar gjeneralin Christopher Cavoli, i cili momentalisht mban detyrën e shefit të forcave të ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë për të mbajtur postin e gjeneralit kryesor amerikan në Europë, si kreu i Komandës Amerikane në Kontinentin e Vjetër.
Mediat e huaja raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Nëse konfirmohet nga Senati, Cavoli do të marrë drejtimin e rreth 100 mijë ushtarëve amerikanë të vendosur në Europë, në një kohë kur prej më shumë se dy muajsh, Rusia vijon të mbajë trupat e saj në Ukrainë.
Një nga detyrat e gjeneralit Cavoli do të jetë edhe koordinimi i armatimeve dhe furnizimeve të tjera që do të marrë Ukraina, si edhe monitorimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Europë.
Ndërkohë kujtojmë se lomanda Amerikane në Europë është kujdesur që prej fillimit të luftës për sigurimin e funksionimit të të gjithë zinxhirit të dërgimit të armëve perëndimore në Ukrainë.
Armatimet dërgohen në vendet kufitare, si Polonia dhe Rumania, e më pas merren nga personeli ushtarak ukrainas e futen brenda vendit përmes kamionëve apo trenave. /abcnews.al/
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...