Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar lidhur me përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm që ka ndodhur sot në Greqi, e ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.
Murati ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës, duke thënë se janë hedhur në sulm për të bindur botën se kush është Vuçiqi, derisa ky i fundit po merr pjesë në përurimin e terminalit të LNG-së në Greqi, projekt amerikano-evropian.
Kreu i LB-së ka thënë se Kosova jo vetëm që ka munguar por edhe “në mënyrë të papërgjegjshme ka refuzuar një projekt të tillë”.
“ Janë disa projekte strategjike të cilat nuk kanë çmim dhe as nuk maten me studime fizibiliteti. Një i tillë është projeti amerikan i gazit të lëngshëm natyror (LNG), thelbësor për diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë. Sot u bë përurimi i terminalit të LNG-së në portin grek të Alexandropolit, investim ky amerikan dhe i BE-së. Përderisa udhëheqësit e Kosovës janë hedhur në ofensivë për të “bindur” botën kush është Vuçiqi, e kush Putini dhe cila është lidhja në mes të tyre, ky i pari sot ishte prezent në përurimin e terminalit në Greqi. Kosova, jo vetëm që po mungon, por në mënyrë krejt të papërgjegjshme qeveria jonë refuzoi të jetë pjesë e këtij projekti. Kjo vertetë është diplomaci shumë e hollë!!!”, ka shkruar Murati. /arbresh.info/
“Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat”, Vokrri sqaron dekla...
Daut Haradinaj: S’e votoj Limajn për kryeparlamentar
QKUK: Një paciente 40-vjeçare ka bërë vetëvrasje, ishte e ho...
Kallas: Të tejkalohen pengesat politike, 90% e duan Kosovën ...
Vendos goli i Albin Krasniqit, Prishtina fiton Kupën e Kosov...
OVL-UÇK dhe avokatët e të akuzuarve në Hagë: Vendimi i Speci...