Aktori shumë i dashur, Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Ëilson, janë të martuar prej 34 vitesh dhe vazhdojnë të duan njëri-tjetrin sikurse në ditën e parë.
Rita befasoi këndshëm të gjithë publikun, kur në llogarinë e saj në Instagram publikoi një foto nga dasma e tyre, transmeton portal arbresh.info
Dashuria mes të dyve u ndez në vitin 1985, kur ata luajtën së bashku në filmin “Vullnetarët”, megjithëse ky nuk ishte bashkëpunimi i tyre i parë në aktrim. Gjegjësisht, ata janë takuar katër vite më herët, në xhirimet e serialit ABC “Bosom Buddies”.
Në kohën kur ata ranë në dashuri, Tom Hanks ishte i martuar me Samantha Leves, me të cilën ishte në lidhje që nga kolegji.
Edhe pse nuk ishte krenar që kishte tradhtuar gruan e tij, kimia që kishte me Ritën ishte shumë e fortë për ta injoruar.
“Unë dhe Rita e shikuam njëri-tjetrin dhe kaq. E pyeta nëse edhe ajo mendonte se ishte diçka për të cilën ia vlen të luftosh”, tha ai në një intervistë për GQ.
Gjithashtu, në një intervistë, Tom ka shpjeguar se cili është sekreti i dashurisë së tyre: “Do të doja të kishte një sekret. Ne e duam njëri-tjetrin. E tëra fillon nga kjo”./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/Cc-kzDeuOCP/
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...