Hoxhë Shefqet Krasniqi po thotë se shqiptarët myslimanë çdoherë kanë qenë tolerantë dhe këtë e dëshmon, siç thekson ai, ajo çfarë ai ka lexuar apo dëgjuar ndër vite.
”Gjithë kemi qenë të mirë”, u shpreh Krasniqi në Info Magazine.
”Unë sa kam lexuar për historinë e popullit shqiptar, që jam mundu me lexu bukur shumë, sa kam kuptuar edhe sa kam dëgjuar madje prej hoxhallarëve që na kanë mësu, qoftë prej pleqve nëpër oda e të tjerë, shqiptarët myslimanë, gjithmonë kanë qenë tolerantë ndaj të tjerëve, në mënyrën më të mirë të duhur, dhe në vija të trasha toleranca ka ekzistuar gjithëherë te shqiptarët dhe ka me ekzistu kjo me emër të Zotit”.
”Sepse në atë shoqëri ku ka myslimanë të mirë duhet të jetë edhe toleranca në nivel. Sepse pjesë e këtij islami madhështor është edhe toleranca dhe mirëkuptimi ndaj të gjithë të tjerëve, kjo ngase është pjesë e besimit. Nuk mund të jesh mysliman i mirë e të mos jesh tolerant ndaj të tjerëve”.
”Pjesë e këtij islami madhështor është edhe toleranca edhe mirëkuptimi ndaj të tjerëve”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot