Të shtëna me armë zjarri ka patur pak më parë në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë, të Prishtinës.
Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë Borovci.
Po ashtu u theksua se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”/Arbresh.info
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE