Fëmijët gjatë ditëve të sotme kalojnë shumë pak kohë në natyrë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kalojnë nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale.
Sipas studimeve të shumta, ky është duke u kthyer në një problem shëndetësor tek fëmijët, transmeton portali arbresh.info
Në një artikull të Forbes, thuhet se mjekët në Kanada këshillojnë pacientët e tyre që të kalojnë sa më shumë kohë në natyrë, në parqe.
Të dalësh me të gjithë familjen dhe të luash së bashku është një nga mënyrat më të mira për të nxitur zhvillimin kognitiv dhe motorik, madje edhe marrëdhëniet familjare, shkruan Psychology Today.

Edhe një shëtitje e shkurtër në natyrë përmirëson vëmendjen, komunikimin dhe mirëqenien e përgjithshme të familjes, sipas një studimi të ri, të publikuar nga Shoqata Amerikane për Psikologjinë e Aplikuar.
Pra, si mund t’i inkurajojmë fëmijët, por edhe veten që të lënë pajisjet inteligjente, internetin dhe të dalin jashtë?
Ajo që duhet të bëni është të gjeni lojëra që janë më interesante për ta sesa telefonat, tabletët ose aplikacionet.
Nëse fëmija nuk lëshon nga dora telefonin edhe gjatë kohës që jeni jashtë, ju duhet ta inkurajoni atë që të bëj një video në pyll ose diku në natyrë. A ka ndonjë mënyrë më të mirë për të përmirësuar koordinimin dhe aftësitë motorike, dhe ndoshta edhe të aplikoni disa aftësi për të redaktuar video.
Studimi thekson se fëmijët duhet të kalojnë 2 deri në 3 orë në natyrë./arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor