Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat e saj të armatosura goditën sot 17 objekte ushtarake ukrainase me raketa me precizion të lartë, duke shkatërruar një bazë komande ushtarake dhe një depo raketash dhe artilerish, raporton Reuters.
Në një postim në rrjetet iociale Ministria e Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se sulmet ajrore gjatë ditës vranë më shumë se 200 ushtarë ukrainas dhe shkatërruan 23 automjete të blinduara.
Në postim nuk përmendet sulmi në aeroportin e Odesa, për të cilin guvernatori lokal tha se u krye me një raketë ruse, duke dëmtuar pistën./abcnews.al/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes