Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 137 raste të reja Covid-19, nga 2 mijë e 303 testime të bëra. Janë regjistruar 85 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa sipas sistemit “Termini im”, me diagnozë Covid-19 janë regjistruar dy viktima, që kanë ndërruar jetë në periudhën 09.04-17.04.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 309 mijë e 571, numri i të shëruarve është 299 mijë e 738, numri i të vdekurve është 9 mijë e 280 dhe numri i rasteve aktive është 553./21Media
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...