Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar edhe për punonjësit e sektorit publik shtesat prej 100 eurove.
“280 mijë pensionist tashmë kanë marrë 100 eurot, dhe 26 mijë familje, dhe sot është ekzekutuar edhe për 80 mijë zyrtarë publik”, deklaroi Murati.
Ai mirëpriti vendimin e kryesisë së Kuvendit që të Ligji për pagën minimale të hidhet në votim, të enjten.
Sa i përket, pagesës prej 100 euro për punonjësit e sektorit privat dhe studentëve nuk u tregua shumë i qartë.
“Në sektorin privat procesi është ende i hapur dhe nga java e ardhshme do të fillojë pagesa për këtë kategori. Për studentët jemi drejt përfundimit të platformës për aplikim”, deklaroi Murati në një konferencë për medie./arbresh.info/
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...