Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka prentenduar se forcat ruse po vjedhin rezervat e grurit, sipas CNN.
“Pushtuesit rusë po grabisin fshatarët”, tha Shtabi i Përgjithshëm. “Mbi 60 tonë grurë së bashku me kamionët e ngarkesave u vodhën nga kooperativa bujqësore në qytetin Kamianka-Dniprovska.
Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit jugor të Melitopolit, i cili është mbajtur nga trupat ruse për javë të tëra, foli gjithashtu për heqjen e rezervave të grurit.
“Dje publikuam një video të një kolone prej mbi 50 makinash që po nxirrnin drithë nga territoret tona të pushtuar. Dhe sot nuk e dimë se ku e dërguan”, përfundoi zyrtari.
Zona përreth Melitopol prodhon kultura të konsiderueshme të drithërave. Ukraina njihet si “shporta e bukës së Europës” dhe është një burim kryesor i grurit dhe misrit, veçanërisht për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet.
Ndërprerja e mundshme me shumicë e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një katastrofë, duke shkaktuar mungesa të mëdha dhe duke rritur çmimet për mallrat e rëndësishme bujqësore./abcnews.al
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...
Cristiano Ronaldo i pandalshëm, realizon golin e 969 në karr...
Marca: Camavinga u rrëzua emocionalisht në Mynih – lot...
JD Vance do të udhëheqë ekipin negociator të SHBA-së në Paki...