Me datën 28.04.2022 rreth orës 09:40, në stacionin policor në Shtërpcë është raportuar një rast vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në një motel-restaurant në Shtëprcë, ku një person me forcë kishte thyer një derë anësore dhe kishte depërtuar brenda lokalit.
Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes .
Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe pasdite rreth orës 14:00, të po të njëjtës ditë , pas një bastisje në shtëpinë e tij kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.N (M/K) i moshës 51 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në motelin-restaurantin në Shtërcpë, duke vjedhur para në vlerë prej 21160 dinarëve dhe 275 euro. Paratë e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari dhe më pas janë konfiskuar.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...