Parlamenti i Malit të Zi sot duhet të zgjedhë Qeverinë e re të 43-të të Malit të Zi. Paraprakisht në seancë kryetare e Kuvendit është zgjedhur deputetja e Partisë Popullore Socialiste, Danijela Gjuroviq.
Ndërkaq, mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq, po lexon para deputetëve ekspozitën e tij.
Abazoviq theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Europian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme si në të kaluarën.
“Prandaj jam krenar që për herë të parë subjektet që nuk kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt deri më tani do të punojnë së bashku”, tha ai.
Ai ka thënë se qëllimi i Qeverisë është që sa më shpejt të ringjallet shteti i së drejtës, që nënkupton zgjedhjen e Këshillit Gjyqësor dhe akterëve të tjerë dhe për të cilin, siç tha, nevojitet një konsensus më i gjerë shoqëror.
Sipas tij, qeveria do të bëjë gjithçka që sezoni turistik të zgjasë më shumë, “për të rritur numrin e turistëve dhe konsumin e tyre, duke ripozicionuar produktin turistik të Malit të Zi në mënyrë që ne të bëhemi një destinacion për turizëm të qëndrueshëm”, tha Abazoviq, duke shtuar se Mali i Zi ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, shkruan televizioni publik malazez.
Më herët, Abazoviq propozoi zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë. Ai tha se Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.
Vuçiqi, Kallasit: Asociacioni, parakusht për përparim në dia...
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Netanyahu: Gati për armëpushim të përkohshëm
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selim...
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sez...
Vidhen të dhëna të qeverisë amerikane – zyrtarëve të Trumpit...