Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit me COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe, MSh bën të ditur se janë kryer 723 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 415.
Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit bëhet e ditur se janë administruar 1.825.885 doza të vaksinës.
821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...