Një ish-mësues nga Prizreni po dyshohet për pedofili.
“ABC News Albania” së fundi realizoi një hulumtim, ku ndër të tjerash zbuloi pamje të shumta që përkonin me të lartcekurin e që lidheshin me pedofili.
Pedofilia, ky fenomen kaq i tmerrshëm që ndodhet edhe brenda shoqërisë shqiptare, ishte një tjetër temë që u trajtua së fundi.
E pas gjithë raportimeve, por edhe deklarimit të Prokurorisë Themelore në Prizren që tashmë kanë filluar mbledhjen e informacioneve, ka reaguar i dyshuari për pedofili, Fazli Kikaj.
Ai tha se informacionet të cilat po qarkullojnë janë të pavërteta.
Sipas tij, këto gjëra do të vërtetohen shpejtë dhe se sipas tij situata është krejt ndryshe.
“Janë kamuflazh e përgatitur mirë.”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Kikajt.
Postimi i tij i plotë:
Njoftim !
Po çarkullojnë do gjera nga një tv.i Shqipërisë në emer timin !
Nuk janë të verteta !
Do të vertetohen shpejtë !
Situata është krejtë ndryshe !
Janë kamuflazh e përgaditur mirë me qellim komprimitimi
Ju lutem mos komentoni pa lidhje dhe per gjera të paverteta e të pa verifikura !./arbresh.info/
lexo edhe:
I dyshuar për pedofili, Prokuroria nis hetimet për profesorin në Prizren
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...