Shefi mbikëqyrës i partisë konservatore në Britaninë e Madhe është duke i hetuar raportimet se një deputet i kësaj partie është kapur duke shikuar filma pornografikë në telefon gjatë një seance në parlament.
Zyra mbikëqyrëse e partisë konservatore ka deklaruar se “shefi mbikëqyrës është duke punuar në këtë çështje” në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.
“Kjo sjellje është totalisht e papranueshme dhe do të ndërmerren veprime”, thuhet në deklaratë, raporton SkyNews.
Besohet se akuza është bërë gjatë një takimi të grupit të grave deputete konservatore.
Në takim thuhet se kanë qenë të pranishme rreth 50 deri në 60 deputete konservatore.
Sky News kupton se dy individë të pranishëm i thanë shefit mbikëqyrës të partisë konservatore Chris Heaton-Harris se si kishin parë një deputet duke shikuar pornografi në parlament ashtu edhe në një komision.
Tabloidet britanike The Sun dhe Daily Mirror raportuan se deputeti konzervator po shikonte pornografi në një telefon celular ndërsa ishte ulur pranë një ministreje femër./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...