Ditët e fundit në Malin e Zi shumë mesazhe kërcënuese janë dërguar në email-et e shumë institucioneve duke krijuar panik tek drejtuesit.
Mediat bëjnë me dije se për shkak të këtyre kërcënimeve disa shkolla kanë pezulluar mësimin për sigurinë e nxënësve.
Shkollat e Podgoricës kanë marrë rekomandim nga Drejtoria e Policisë (UP) që nxënësit të cilët janë në turnin e dytë, i cili zakonisht fillon në mesditë, të mos vijnë në mësim.
Disa shkolla në Podgoricë, pas rekomandimit të UP-së, tashmë i kanë ftuar prindërit që të vijnë në shkollë për fëmijët më të vegjël, ndërsa fëmijët më të rritur të shkojnë në shtëpi.
Ndërkaq mediat raportojnë ndër të tjera se mesazhet për bomba dhe shpërthime kanë shkuar në institucionet vendore dhe në shkolla. /abcnews.al/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...