Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas forcat ruse goditën me raketa një fabrikë në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, sipas autoriteteve lokale, shkruan BBC.
Sipas administratës lokale rajonale, një raketë e tretë ruse “shpërtheu në ajër”. Qyteti, i cili është një qendër kryesore industriale, ka qenë pika e parë e ndalimit për shumë civilë që janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus në Mariupol.
Në një deklaratë ditën e sotme, kompania shtetërore për energji bëthamore e Ukrainës, Energoatom, raportoi se kishte parë dy raketa që fluturonin në lartësi të ulët mbi uzinën e saj në Zaporizhzhia.
Nuk dihet nëse forcat ruse përdorën këto dy raketa për sulmet në qytet.
“Në 36 vite që nga tragjedia e Çernobilit, Rusia ka ekspozuar të gjithë botën ndaj rrezikut të një përsëritjeje të katastrofës bërthamore,” tha Energoatom tha në një deklaratë./arbresh.info/
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit