Ministri i forcave të armatosura së Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, në një intervistë për Sky News tha se marrja në kontroll e Donbasit nga Rusia nuk ishte e pashmangshme.
Duke folur për Sky News, ai tha se rajoni do të jetë “një terren jashtëzakonisht i vështirë për rusët” dhe ekziston mundësia që ukrainasit të zmbrapsin forcat ruse. Rusia ka përqendruar forcat ushtarake në Donbas, pasi nuk arriti të përmbushte qëllimet e saj në veri të Ukrainës.
Luftimet midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në rajon kanë vazhduar që nga viti 2014.
“Mendoj se ajo që do të shohim në Donbas është një konflikt shumë i ndryshëm nga ai që pamë rreth Kievit. Unë mendoj se do të shohim një konflikt midis dy forcave që janë shumë më të balancuara, ku ukrainasit kanë avantazhin e pozicioneve mbrojtëse dhe janë përgatitur gjatë tetë viteve të fundit, dhe kjo do ta bëjë Donbasin një terren më të vështirë,” theksoi ministri./abcnews.al/
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë