Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t’u trajnuar me marinën finlandeze, raporton Reuters.
Anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.
Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.
Kjo stërvitje vjen gjithashtu pasi Helsinki konsideron mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake mes tensioneve të shtuara me Rusinë fqinje.
Në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do t’i bashkohej NATO-s.
Vullnetin për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA e ka shprehur gjithashtu edhe Suedia. Sakaq, Rusia ka paralajmëruar dy vendet se do të përballen me pasoja nëse bëhen pjesë e NATO-s./arbresh.info/
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...