Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se të paktën 169 raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur tek fëmijët dhe të rinjtë.
Rastet janë raportuar në Britani të Madhe (114), Spanjë (13), Izrael (12), SHBA (9), Danimarkë (6), Irlandë (5), Holandë (4), Itali (4), Norvegji ( 2), Franca (2), Rumania (1) dhe Belgjika (1), thuhet në një deklaratë të OBSH-së, shkruan AA, transmeton portal arbresh.info
Hepatiti, një fryrje e mëlçisë, kishte ngritur spekulime në arenën mjekësore se rastet mund të shkaktoheshin nga një lloj i ri adenovirus apo edhe Covid-19.
Covid-19 është raportuar në 20 prej rasteve, dhe 19 janë zbuluar me koronavirus dhe bashkëinfeksion adenovirus, tha grupi botëror i shëndetit.
“Ndërsa adenovirusi është aktualisht një hipotezë si shkaku themelor, ai nuk shpjegon plotësisht ashpërsinë e pamjes klinike,” tha OBSH.
Rastet janë përhapur tek fëmijë të moshës 1 muaj deri në 16 vjeç dhe 17 fëmijët kanë nevojë për transplantim të mëlçisë.
Deri me tani një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes misterioze.
Shumë raste raportuan simptoma gastrointestinale, duke përfshirë dhimbje barku, diarre dhe të vjella që paraprijnë paraqitjen me hepatit akut të rëndë./arbresh.info/
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...