Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media të premten ka bërë të ditur se “është kapur” qeni që sulmoi të enjten tre mjekë në QKUK.
Sipas tij, qeni nuk ishte i trajtuar me procedurat e nevojshme.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së dje, dy mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së. Ata kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, pa ndonjë pasojë më të madhe.
“Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, ka thënë Rama.
Ai po ashtu tha se javën e ardhshme do të thërrasim konferencë në nivel lokal për zgjidhjen e këtij problemi./tëvë1/
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson