Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës,në të cilën pati disa pika të rendit të ditës.
Si fillim në këtë mbledhje është bërë edhe votimi për kryetarin e ri të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Nga ky votim rezultoi se kryetari i ri i Gjykatës Themelore në Gjilani tani e tutje është gjykatësi Venhar Salihu, transmeton lajmi.net.
Salihu është pjesë e gjyqësorit në Gjilan prej shumë vitesh, ndërsa i njëjti arriti të marrë shumicën e votave nga anëtarët e komisionit.
Mandati i tij do të fillojë që nga data e marrjes së vendimit, saktësisht sot më 20.04.2022.
Në garë përpos Venhar Salihut ishin edhe: Agim Ademi, Florije Qerimi dhe Veli Kryeziu.
Gjykata Themelore në Gjilan për disa vite është drejtuar nga Ramiz Azizi.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër