Ndërsa humbjet ushtarake ruse vazhdojnë të rriten, njerëzit e rrethit të brendshëm të Kremlinit thuhet se po vënë në dyshim vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, sipas skynews.
Disa anëtarë në rrethin elitar të Putinit besojnë se lufta e Rusisë me Ukrainën ishte një “gabim katastrofik që do ta kthejë vendin shumë vite pas”. Sipas burimeve, gjithashtu njerëz të brendshëm të Kremlinit nuk shihnin “asnjë shans” që lideri rus të ndryshonte kursin, me disa që shprehën frikën e tyre se Putin mund të përdorë armët bërthamore.
Ditën e djeshme, qyteti i Kreminës ra në duart e pushtuesve pasi forcat filluan sulmet përgjatë 300 miljeve të frontit lindor të vendit.
Ofensiva pritej prej disa javësh tashmë pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev./abcnews.al/
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës