Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur të dhurojë gjak për të shënuar 18 prillin – Ditën e Dëshmorëve e Martirëve të kryeqytetit.
Rama ka dhuruar gjak në një pikë mobile në sheshin e Prishtinës.
“Gjaku është jetë për çdo kënd që është i shëndoshë dhe ka mundësi të dhurojë gjak është mirë me ardh këtu sot sheshin “Zahir Pajaziti” në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, me dhuru gjak me ndihmu për me dhënë jetë dhe me shpëtuar jetë. Po ashtu është mirë për shëndetin e njeriut sepse bëhet ripërtëritja e gjakut brenda organizmit. Pra i këto dy gjëra pozitive njëra shpëton jetë dhe shpëton veten”, tha Rama, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që dhuron gjak.
Aktiviteti është organizuar nga komuna e Prishtinës dhe shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu edhe disa veteranë kanë dhuruar gjak./eo/

Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...