Sot bëhen 23 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Spitali Ushtarak.
Pikërisht më 18 prill 1999, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.
Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë qenë në këto gryka.
Po ashtu, luftëtarët që e bënë betejën e prillit 1999 kanë qenë muri i gjallë që nuk e ka lejuar ushtrinë dhe policinë serbe të depërtojë te popullata./arbresh.info/
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Trump: Nëse SHBA nuk do sulmonte, Irani do të godiste Izrael...
Nesër mbahet mbledhja solemne e Qeverisë për 28-vjetorin e E...
Joao Pedro vendimtar – Chelsea me fitore në udhetim tek Asto...
Arsenal bën një hap të madh drejt titullit kampion – Man Cit...