Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami.
Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane.
Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare.
Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve.
Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë Zana, sivjet nuk mundi të agjëronte gjatë muajit të Ramazanit.
Shembuj të tillë të bashkëjetesës fetarë janë promovimi më i mirë i vlerave që ka Shkodra dhe Shqipëria në botë.
Pamjet mund t’i shikoni KËTU. /Tch
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë