Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar profesorin e ndjerë, Ejup Statovcit, me rastin e ditëlindjes së tij.
Kurti zgjodhi fjalët më të mira për ish-rektorin teksa thotë se u vu në krye të Universitetit të Prishtinë në dekadën më të vështirë të tij.
“I thellë në të menduar, profesional në shkencë, i përkushtuar në punë, i dashur me studentë, serioz në veprime, intelektual dhe patriot në shoqëri, Prof. Ejup Statovci e etabloi figurën e tij në historinë moderne të Kosovës, duke u vënë në krye të Universitetit të Prishtinës në dekadën më të vështirë të tij, gjatë viteve të 1990-ta”, shkruan ai.
Kreu i Qeverisë në postimin e gjatë ku tregon në detaje biografinë e ish-rektorit, përmend edhe kohën kur u printe studentëve në protesta.
“Arrestimet, kërcënimet dhe bastisjet që ia bënte policia e Serbisë, nuk e ndalën dhe as nuk e mëdyshën Prof. Ejupin në misionin e tij që ta mbante në këmbë Universitetin e Prishtinës dhe ta ruante vazhdimësinë e jetës studentore dhe akademike të tij. Në një kohë kur Kosova kishte nevojë jetike për njohje të çështjes së saj ndërkombëtarisht, Prof. Ejup Statovci krijoi dhe mbajti kontakte me universitete të tjera në Berlin, Jena, Drezden, Vjenë, Leqe, Lublanë dhe Zagreb”, ka shkruar Kurti në Facebook./arbresh.info/
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...