Sot (e premte) zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-off”-it të Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës së Re.
Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:30. Skuadra që arrin dy fitore shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të hyjë direkt në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë, edicionin e ardhshëm.
Kuqezinjtë javë favoritë, pasi në garat e rregullta kishin 18 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Vushtrrinë.
Ndërkohë, prishtinasit në garat e rregullta kishin 14 fitore e gjashtë humbje.Në dy takimet e këtij edicioni mes tyre, fituan kuqezinjtë./express/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën