Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur shpesh me kritika nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale në fotot që poston.

Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar në “Opinion” ku tema e diskutimit ishte, “Përse i kemi zili të tjerët?” Demiri rrëfeu gjatë emisionit disa nga komentet me të cilat përballet çdo ditë. Aktorja theksoi se dy vitet e fundit ka “një tërbim masiv” ndaj saj, duke shtuar se shkak është fama dhe suksesi që ka arritur.

Duke zbuluar disa nga reagimet që merr nga ndjekësit, Arjola tha se më së shumti komentohet për moshën e saj dhe për faktin që është nënë e tre fëmijëve.
“Sidomos këto dy vitet e fundit kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar… besoj mund të jetë fama, mund të jetë suksesi, të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër… Nuk po them tek bukuria, nuk mendoj që jam nga ato femrat e… Kanë shkruar pafund ka komente që janë vërtet të tmerrshme. “Ti je nënë e tre fëmijëve”, me këtë koment atakohem më së shpeshti që ti je nënë, si del kështu…

Momenti më i shpeshtë dhe më agresiv është që “pse del ti kështu se ti je plakë”, nuk jam nga ato femra që kam problem ta akseptoj moshën time, më thonë “je shumë plakë, u vyshke, u ndryshke, e kë ngrënë livadhin.”– tha aktorja.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk