Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se shtatë avionë Boeing 737, që operohen nga transportuesi kombëtar bjellorus Belavia, kanë shkelur kontrollet e eksporteve të SHBA-së.
Këta janë avionët e parë që janë identifikuar se kanë bërë shkelje, qëkur kufizimet ndaj Bjellorusisë u ashpërsuan javën e kaluar. Këto kufizime u vendosën në përgjigje të mbështetjes që Bjellorusia i ka ofruar pushtimit rus të Ukrainës.
Kontrollet e eksportit i pengojnë kompanitë në mbarë botën që të ofrojnë furnizime me karburant, mirëmbajtje, riparim apo pjesë rezervë dhe shërbime të tjera për avionët e identifikuar, duke i detyruar avionët që të aterrojnë menjëherë.
Byroja e Sigurisë së Industrisë në Departamentin amerikan të Tregtisë po ashtu ka thënë se 31 avionë dyshohet se kanë shkelur ligjet e SHBA-së.
Sipas SHBA-së, këta avionë kanë fluturuar për në Rusi apo Bjellorusi, në kundërshtim me rregulloret e eksportit, tha Departamenti i Tregtisë.
Në listën e avionëve që u nënshtrohen kufizimeve, që janë vendosur që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, tani janë 146 avionë me pronësi ose operim rus dhe shtatë avionë bjellorusë.
“Duke refuzuar ligjin ndërkombëtar, Rusia dhe Bjellorusia e kanë bërë të qartë se ato nuk meritojnë të kenë përfitime nga pjesëmarrja në ekonominë globale dhe këtu përfshihen edhe udhëtimet ndërkombëtare”, tha nënsekretari amerikan i Tregtisë, Don Graves./REL/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic