Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se kanë rëndë dakord për nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve të enjten.
Kjo përfshin evakuimin me vetura private nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Rrugët e tjera të evakuimit janë nga Berdiansk, Tokmak dhe Enerhodar.
“Ato në rajonin lindor të Luhansk do të funksionojnë nëse forcat pushtuese ruse ndalojnë granatimet e tyre”, shtoi Vereshchuk në një deklaratë.
Zyrtarët ukrainas gati çdo ditë tentojnë të hapin rrugë për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.
Në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar mijëra civilë, teksa bombardimet dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë.
Shumica e tentimeve për evakuim, megjithatë kanë dështuar, dhe Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit./Alsat.mk/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje