Pegatron është bërë kompania e fundit teknologjike, e cila ka ndalur operacionet për prodhim të telefonave të kompanisë amerikane Apple, iPhone, për shkak të masave të izolimit në Shangai.
Kompania ka thënë se ka pezulluar përkohësisht prodhimin në dy fabrikat e saj në Kinë.
Ky njoftim vjen pasi autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve për koronavirus në Shangai më 12 prill.
Kjo ka nënkuptuar që disa prej 25 milionë banorëve të qytetit mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas disa javëve.
Qyteti është izoluar në fund të muajit mars, pasi numri i infektimeve është rritur në kryeqytetin financiar të Kinës.
Pegatron ka thënë se ka ndalur punën në fabrikat në Shangai dhe Kunshan “si përgjigje ndaj masave parandaluese për COVID-19”.
Kompania ka thënë se do të punojë me autoritetet “për t’iu rikthyer punës sa më shpejt që është e mundur”.
Edhe dy kompani tjetër, Quanta dhe Compas Electronics, të cilat prodhojnë pajisjet MacBook dhe iPad të kompanisë Apple, kanë pezulluar po ashtu punën, ka raportuar media japoneze, Nikkei./REL
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...