Kupa e Kosovës rikthehet sot me ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së kësaj gare.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës, e që pritet të jetë ndeshjet tejet e zjarrtë.
Ndeshjen e parë, kryeqytetasit e fituan me rezultat 2-1 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe bënë një hap drejt finales.
Nga ana tjetër, përballja mes Ramiz Sadikut dhe Dritës do të zhvillohet vetëm sa për prestigj.
Gjilanasit janë favorit në këtë përballje, ndërsa ndeshjen e parë e fituan me rezultat 3-0, duke e bërë pothuajse të pamundur rikthimin e rezultatit nga skuadra kryeqytetase./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...