9 prej administratorëve të faqeve online që janë arrestuar për kontrabandë janë gra dhe vajza.
Në kuadër të operacionit “Faqet Online” u bë ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për 15 administratorë kurse 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “ Faqet Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
– E. I., 39 vjeçe, K. V., 34 vjeç, E. K., 30 vjeç, J. Q., 38 vjeç, P. Rr., 35 vjeçe, E. K., 34 vjeçe, E. Xh., 33 vjeçe, E. R., 41 vjeçe, A. D., 33 vjeçe, G. Ll., 30 vjeç, J. K., 31 vjeçe, S. R., 38 vjeçe, Sh. P., 52 vjeç, B. B., 56 vjeç, R. Gj., 27 vjeçe, administratorë të faqeve të ndryshme online.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 22 vjeç, M. B., 32 vjeç, A. S., 32 vjeç, M. G., 36 vjeç, E. Ç., dhe E. Z.”/abc news/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...