“Atlantic Trade Skopje Sh.P.K Shkup” njofton se si distributor i gamës së kompanisë “Ferrero” në vend, me kërkesë të prodhuesit “Ferrero”, zgjeron tërheqjen nga tregu të gjithë prodhimit të “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”.
Kompania thekson se vetëm ato produkte që prodhohen në Arlon në Belgjikë janë subjekt i tërheqjes nga tregu.
Siç thonë në kumtesë, në kuadër të testimit të vazhdueshëm të salmonelës në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë ushqimore, Ferrero po mbyll përkohësisht fabrikën e saj në Arlon, Belgjikë. Me efekt të menjëhershëm, i gjithë prodhimi i “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”, nga Arlon, do të ndërpritet.
“Si distributor i përgjegjshëm, marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur besimin e plotë nga klientët dhe për të vepruar në tërheqjen e shpejtë të produkteve të listuara nga tregu. Kërkojmë nga konsumatorët nëse tashmë kanë ndonjë nga produktet e mësipërme, të mos e konsumojnë atë. Ata mund ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë, si dhe të kontaktojnë ekipin e kujdesit ndaj konsumatorit në [email protected]”, thuhet në deklaratë.
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...