Pula të ngordhura u konstatuan mëngjesin e së dielës në bregdetin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin të Lezhës.
Fenomeni i pazakontë u raportua me shqetësim, mes dyshimit se ato mund të jenë pasojë e situatës me gripin e shpendëve.
Menjëherë pas saj, shërbimi veterinar dhe Inspektorati i Mjedisit kreu kontrolle në terren, duke theksuar se situata nuk është alarmante.
Ndërsa dyshimet e para lidhen me ardhjen e tyre nga dallgët e detit.
“Ne në terren nuk pamë gjë tjetër vetëm 5 pula që nuk kanë lidhje me territorin e Lezhës sidomos me fermerët e Lezhës. Kemi thirrur institucionet e tjera të bashkisë, zonave të mbrojtura meqenëse shpendët ishin të dekompozuar së bashku me specialistin morëm këto masa”.
“Realisht këtu ku janë konstatuar pulat e ngordhura nuk ka asnjë qendër banimi, asnjë shtëpi apo fermë. Ato janë të bregdetit në Ranë të Hedhun ku është edhe kufiri me Shkodrën. Pulat e ngordhura u morën dhe u futën në qeset përkatëse për t’u asgjesuar, u bë dezinfektimi i vendit, konstatojmë që zona është e pastër. Nuk kemi asnjë rast të dyshimte që ka të bëjë me gripin e shpendëve”.
Do të jenë analizat laboratorike në vijim që do përcaktojnë shkakun e ngordhjes së pulave të gjetura në bregdetin e Shëngjinit. Deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast të raportuar për shpendë të ngrodhura nga gripi i shpendëve./Tvklan/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...