Pavarësisht thirrjeve për dalje në zgjedhje presidenciale deri në mesditë kanë dalë vetëm 25.5 për qind që është tre për qind më pak sesa në vitin 2017, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme e Francës.
Francezët zgjedhin presidentin e ri në mesin e 12 kandidatëve – kurse anketat tregojnë se gjasat më të mëdha për hyrje në raundin e dytë i kanë presidenti aktual Emmanuel Macron dhe liderja e të djathtës Marie Le Pen.
Besohet se Macron dhe Le Pen nuk do të fitojnë 50 për qind të votave në raundin e parë – kështu i dyti do të mbahet më 24 prill.
Për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 48.7 milionë qytetarë, e qendrat e votimit nëpër tërë Francën do të qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00. /arbresh.info/
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...