Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton tha se u ofroi liderëve të shtetit rus, Boris Jelcin dhe Vladimir Putin mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO.
Në një shkrim autorial për gazetën The Atlantic, ai shkroi për zhvillimin e marrëdhënieve midis aleancës dhe Rusisë në vitet 1990.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, ne e mbajtëm hapur derën e NATO-s për hyrjen e Rusisë, të cilën ia thashë qartë Jelcinit dhe më pas pasuesit të tij, Vladimir Putinit”, tha Clinton.
“Bëra gjithçka që munda për të ndihmuar Rusinë të bënte zgjedhjen e duhur dhe të bëhej një demokraci e madhe në shekullin e XXI-të”, shtoi ai.
Clinton ka rikujtuar se në vitin 1994, Rusia u bë vendi i parë që iu bashkua Partneritetit për Paqe, një program i bashkëpunimit praktik dypalësh, duke përfshirë edhe stërvitjet e përbashkëta ndërmjet vendeve evropiane të NATO-s dhe atyre joanëtare të NATO-s.
Ish-kreu i Shteteve të Bashkuara gjithashtu i quajti të rreme pretendimet se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të izolonin Rusinë dhe të mos e respektonin atë, por pranoi se NATO po zgjerohej në lindje pavarësisht kundërshtimeve të Moskës.
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë