Nga Ukraina vijnë informacione të ndryshme për numrin e të vrarëve nga sulmi me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk.
Pasi kryebashkiaku i Kramatorsk njoftoi se 40 civilë, përfshirë dhjetë fëmijë, u vranë në sulm, guvernatori ukrainas i rajonit të Donetsk, Pavlo Kirilenko, gjithashtu raportoi për numrin e viktimave.
Ai tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 50, pesë prej tyre fëmijë, raporton theguardian.
Tridhjetë e tetë persona u vranë në vend dhe 12 të plagosur vdiqën më pas në spital.
Gjithsej 98 persona u dërguan në spital pas sulmit, prej tyre, 16 janë fëmijë, 46 gra dhe 36 burra, ka pohuar ai.
Kirlenko shtoi se pret që edhe më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë mjekësore në ditët në vijim./arbresh.info/
Two children among victims in #Kramatorsk. #RussianWarCrimesInUkraine #StopPutinNOW #ArmUkraineNow pic.twitter.com/CWpT6Oh08Q
— olexander scherba?? (@olex_scherba) April 8, 2022
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...