Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot publikoi aktgjykimin në rastin e parashtruar nga Komuna e Kamenicës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të 23 prillit 2021.
“Vendimi i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe (iv) të refuzojë kërkesën për tërheqje të kërkesës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses, shkruan arbresh.info.
Në rrethanat e rastit konkret, raporti përkatës i Komisionit të MASHTI-it i 14 prillit 2021, ndër të tjera, kishte rekomanduar ndërmarrjen e veprimeve të harmonizuara në mes Ministrisë, Komunës dhe prindërve “që të mundësohet kthimi i menjëhershëm në shkolla i nxënësve”. Megjithatë, duke u referuar në Rregulloren e lartcekur të Qeverisë, MASHTI kishte nxjerrë Vendimin e kontestuar, përmes të cilit, ndër tjerash, kishte organizuar mësim alternativ të përshpejtuar për Komunën e Kamenicës, duke vendosur që të organizohet mësimi në pesë (5) shkolla përkatëse të Komunës së Kamenicës, shkolla këto që paraprakisht parashtruesi i kërkesës i kishte riorganizuar përmes vendimeve, si pjesë e reformës së tij.
MASHT-i përmes Vendimit të kontestuar, ka tejkaluar kompetencën e saj dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore. Gjykata theksoi rëndësinë e respektimit të parimeve kushtetuese përkitazi me vetëqeverisjen lokale dhe detyrimin e pushtetit qendror që çdo kontroll administrativ mbi autoritetet lokale ta ushtrojë vetëm sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose ligji i aplikueshëm./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...