Japonia do të bashkohet me aleatët e saj perëndimorë, duke dëbuar disa diplomatë rusë nga vendi për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Tetë rusë, përfshirë diplomatë, do t’u kërkohet të largohen nga vendi”, tha sot Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë për “Kyodo News”.
SHBA-ja dhe vendet evropiane kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë si pjesë e një sërë masash të marra kundër Moskës që kur ajo i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt.
Tokio gjithashtu ka vendosur sanksione dhe ka treguar se planifikon t’i japë fund varësisë së saj nga importet ruse të energjisë, por deri më tani ka ecur me hapa të kujdesshme lidhur me këtë çështje.
Lëvizja e Japonisë për të dëbuar rusët vjen pasi Moska organizoi një panair ndërkombëtar investimesh në ishujt e diskutueshëm Kuril në rajonin e saj të Lindjes së Largët, të cilat pretendohen gjithashtu nga Tokio.
Rusia i ndërpreu negociatat për mosmarrëveshjen pasi Japonia mori disa masa kundër saj për luftën në Ukrainë.
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...
Konjufca: Takimet me Spiropalin janë vëllazërore, jo thjesht...