Brazili dëshiron të emërojë Pep Guardiolën pas Kupës së Botës në Katar – dhe janë ‘shumë të sigurtë’ se trajneri i Manchester City-t do të pajtohet me kushtet.
Kështu thuhet në një raport nga gazeta spanjolle, Marca.
Trajneri aktual i Brazilit, Tite së fundmi i tronditi të gjithë duke zbuluar se ai do të largohet nga posti i tij pas Kupës së Botës.
“Unë do të shkoj deri në fund të Kupës së Botës”, tha Tite për SporTV.
“Nuk kam asnjë aryse të gënjej këtu. Nuk dua të fitoj në asnjë mënyrë. Kam fituar gjithçka në karrierën time, e vetmja gjë që më mungon është Kupa e Botës”.
Brazili aktualisht është favorit për të fituar turneun në Katar, pasi ka impresionuar gjatë gjithë kualifikimeve.
Tani, kombëtarja braziliani duket se ka gjetur zëvendësuesin e tij, duke identifikuar Pep Guardiolën si kandidatin ideal.
Federata e Brazili është gati të hedhë gjithçka për të marrë teknikun spanjoll, derisa raportohet se bisedimet kanë nisur me Pere Guardiolën, vëllain dhe përfaqësuesin e Pep.
Ata janë gati t’i ofrojnë Guardiolës një marrëveshje katërvjeçare deri në Kupën e Botës 2026 me një pagë të propozuar prej 12 milionë euro në vit. Ndërsa kjo ësht ënjë shumë e konsiderueshme për një trajner kombëtar, është shumë më pak se paga e tij aktuale te City – 20 milionë euro./Arbresh.info
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...