Ditën e djeshme Don Xhoni dhe Ariana konfirmuan ndarjen e tyre me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Mes të tjerash, modelja ruse u shpreh e zhgënjyer nga reperi duke thënë se një ditë do t’i bjerë maska e djalit të mirë.
Mirëpo, Ariana është penduar për këtë deklaratë.
Ajo ka bërë një status tjetër në Instastory, ku ka shkruar se janë ndarë pasi janë dy njerëz të ndryshëm, por Don Xhoni është njeri i mirë.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk u përshtatëm”, ka shkruar modelja.

Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...