Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është padyshim një prej personazheve më të njohura dhe më të komentuara shqiptare.
Luana së fundi ka pozuar për revistën e njohur arabe “Ounousa”, për të cilën ka rrëfyer disa detaje nga ajo që do të sjellë në vijim, shkruan arbresh.info
Në një pjesë të thënë në intervistë, e që është shkëputur nga fansat, biondja thotë se po punon në një projekt që i dedikohet grave.
“Theksova se tani jam duke punuar në një projekt të dedikuar për të ndihmuar gratë dhe kam filluar të përgatitem për të një vit më parë”, tha moderatorja.
“Nuk mund të zbuloj ende më shumë detaje, por mund të njoftoj se është një projekt i krijuar për të përcjell klithmat e grave që ende përballen me shtypjen në lirinë e shprehjes”, ka shkruar ajo.


Kujtojmë se, Luana njoftoi muaj më parë se është larguar nga Top Channel pas 15 vitesh, por që nga ajo nuk ka qenë prezent me ndonjë format apo televizion tjetër. / arbresh.info/
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari