Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar në gjykatë një kallëzim penal për dyshimet e keqpërdorimit të konkursit në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Zyrtari i kësaj partie Shkëmb Manaj, tha në një konferencë për media se LDK vazhdimisht ka shprehur shqetësimin që partia në pushtet po i kap institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike.
“LDK gjatë gjithë vitit ka organizuar shumë konferenca për shtyp dhe në rrafshin politik ka shprehur shqetësimin që partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike dhe kjo tashmë po shihet që ka qenë një realitet”.
Manaj tha se kallëzimi i sotëm penal është thirrje për drejtësia, thirrje për ndaljen e keqpërdorimeve, është thirrje për ndaljen e nepotizmit dhe emërimeve të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike.
Ai shtoi se ky konkursi ka qenë i hapur ndërmjet dy proceseve zgjedhore dhe se qëllimi i tij ishte të favorizohen militantët e VV.
“Konkursi ka qenë i hapur ndërmjet dy procese zgjedhore. Ju e dini që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar humbje të madhe nëpër komuna dhe ky konkurs është hapur për të favorizuar militantët e saj dhe për të ndikuar kështu në procesin zgjedhor”, tha ai./arbresh.info/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...