Guvernatori Mehmeti: Stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm

14:22 | 6 Prill 2022
A Z

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka raportuar sot rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit, rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

Ai tha se është e vështirë ndërhyrja e BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar.

Vetëm në janar të këtij viti, Mehmeti tha se shkalla e inflacionit është 7.1 për qind, por stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm./arbresh.info/