Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se do të hapen 11 korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e luftës, përfshirë edhe nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Përmes një deklarate në Telegram, ajo tha se banorët që largohen nga Mariupoli, mund ta bëjnë këtë vetëm përmes makinave të tyre private.
Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë përshkruar si “apokaliptike” kushtet në këtë qytet-port që gjendet në jug të Ukrainës.
Sipas Vereshchuk, konvojet me autobusë do të përdoren për evakuimin e civilëve nga zonat e tjera.
Një kolonë e gjatë veturash shihet në rrugët e qytetit të rrethuar të Mariupolit, teksa civilët largohen nga ky qytet që ka pësuar dëme të mëdha nga bombardimet ruse. 17 mars 2022.
Zyrtarët ukrainas gati çdo ditë tentojnë të hapin rrugë për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.
Në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar mijëra civilë, teksa bombardimet dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë. Shumica e tentimeve për evakuim, megjithatë kanë dështuar, dhe Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër