Para pak çastesh ka ndodhur një therje në Prishtinë me ç’rast është lënduar një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zenel Salihu”, rreth orës 21:45.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku ka njoftuar se disa persona e kanë sulmuar një person me thikë.
“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”- tha Borovci.
Tutje, Borovci tha se Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. / arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...