Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni përveç një karriere të suksesshme shpesh herë është komentuar edhe për jetën private.
Muaj më parë Xhonatan Isufi (emri i plotë) konfirmoi lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey me të cilën kishte filluar ngacmimet e para përmes rrjeteve sociale.
Dyshja udhëtuan së bashku në Dubai dhe nga atje publikuan fotografinë e parë së bashku, madje përkushtimi i modeles ndaj reperi shqiptar ishte aq i madh sa ajo ia dedikoi një tatuazh në trup.
Por, me sa duket çifti i kanë darë rrugët, kështu kanë lënë të kuptohen të dy ata përmes rrjeteve sociale.
Gjatë ditës së djeshme, ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, ka shkruar në postimin e parë të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.

Për të vazhduar me një tjetër ku flet për përkushtimin që ajo ka treguar ndaj kësaj marrëdhënie./Telegrafi/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...