Plani 7 ditor që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës

08:50 | 5 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 40 % e të rriturve nën moshën 40 vjeç kanë obezitet dhe më shumë se gjysma e të rriturve nën 60 vjeç kanë presion të lartë të gjakut.

Por lajmi i mirë është se pavarësisht moshës ka shumë gjëra që mund të bëni për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Dita 1: Ecni shpejt për 22 minuta

Kjo këshillë bazohet në studime shkencore. Sipas të cilave 150 minuta aktivitet fizik në javë, me intensitet të moderuar, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër.

Dhe nëse e pjestoni këtë shifër me shtatë ditët e javës, rrezultati është rreth 22 min aktivitet në ditë.

Nëse kjo është shumë për ju, filloni me 5 ose 10 min, e pastaj shtoni gradualisht kohën e ecjes.

Dita 2: Fikni çdo ekran 1 orë para gjumit

Nuk ka dyshim se gjumi është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, por për fat të keq, rreth gjysma e të rriturve përjetojnë pagjumësi.

Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë fikjen e kompjuterit, telefonit, tabletit, televizorit një orë para gjumit.

Hulumtimet tregojnë se drita blu nga këto ekrane ndikon tek melatonina, një hormon thelbësor për ciklin tuaj gjumë-zgjim, duke ju larguar gjumin.

Dita 3: Konsumoni një mëngjes të shëndetshëm

Mëngjesi duhet të jetë i pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale